Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani godet VV-në: Frikacakë që e fshehin dorën

nga B G10 maj 2026
Osmani godet VV-në: Frikacakë që e fshehin dorën

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se bashkë me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, “kurrë nuk do ta bllokojmë shtetin tonë për interesa politike, e aq më pak për pozita”.

Në fjalimin e saj në “Tubimin e Bashkimit”, Osmani tha se “Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”.

“Siç i keni pa, ka nga ata që nuk i dojnë afër aleatët që e mbrojnë Kosovën”, vazhdoi Osmani.
Ajo deklaroi po ashtu se “Ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit”.

Duke folur për rrugëtimin e saj në presidencë dhe pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare, Osmani tha se pengesat i vinin nga brenda.

Ajo vlerësoi se e kuptoi që ishte “përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, duke shtuar se “rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli”.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →