Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kujton të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

nga Venera Grabanica19 qershor 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, ka thënë se përpjekjet për t’i sjellë kryesit e krimeve para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë.
“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, rikujtojmë se përpjekjet tona për t’i sjellë kryesit e këtij krimi të llahtarshëm para drejtësisë nuk do të ndalen asnjëherë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →