Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Medalja “Nderi i Republikës së Kosovës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

nga Venera Grabanica18 prill 2025
Medalja “Nderi i Republikës së Kosovës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medaljen “Nderi i Republikës së Kosovës” për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një ceremoni të organizuar në objektin e Presidencës, medalja u nda për Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyrete Tahiri-Sylejmanin dhe Ramadan Nishori, të mbijetuar të dhunës seksuale që kanë folur publikisht për mizoritë që kanë përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës.

“Ka momente ku fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen, siç ka edhe njerëz që me guximin e tyre të lënë pa fjalë. Sot jemi këtu për t’ju përulur me respektin më të thellë përballë tre individëve që janë më shumë se thjesht individë, sepse me dhimbjen e tyre kanë ndriçuar rrugën e drejtë së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës. Ju jeni zëri që keni zgjedhur dinjitetin, jeni zëri i të mbijetuarve që kanë zgjedhur heshtjen. Ky është një premtim i gjallë se historia nuk do t’i harrojë”, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →