Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin tonë

nga Venera Grabanica20 mars 2025
Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Letonisë Edgars Rinkēvičs.

Ajo ka thënë se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës sot, dhe se ajo e kupton më se miri pozicionin tonë pasi që edhe ajo si Kosova, ka një të kaluar të dhimbshme dhe kufizohet me shtete fqinje agresore.

‘’Letonia sot është partnere e fuqishme e Kosovës, ju keni përkrahur edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sot dua të shpreh falënderimet tona të sinqerta. Letonia e kupton më se miri pozicionin  e Kosovës, duke qenë se të dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Si Letonia ashtu edhe Kosova jemi të përkushtuar thellë për vlerat euroatlantike. Kosova vërtetë ka nevojë për kampionë sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është jetike vetëm për ne si Kosovë, por mbetet parakusht edhe për një Evorpë të lirë të plotë dhe në paqe’’, ka thënë Osmani mes tjerash.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →