Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani mbështet Britaninë e Madhe në nismën globale kundër dhunës seksuale si mjet lufte

nga Miranda Beqaj7 dhjetor 2021

Presidentja, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Presidenca ka informuar se Osmani e ka mbështetur Britanisë së Madhe në nismën globale kundër dhunës seksuale si mjet lufte, kjo pasi ambasadori Abbott ia ka prezantuar Presidentes këtë nismë.
”Ambasadori Abbott i ka prezantuar Presidentes Osmani nismën globale të Britanisë së Madhe kundër dhunës seksuale si mjet lufte. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e kësaj nisme duke u bërë pjesë e Deklaratës së përbashkët kundër dhunës seksuale në konflikt dhe konferencës së shteteve mbështetëse që parashihet të mbahet gjatë vitit 2022”, është bërë e ditur në komunikatë.
Tutje, Osmani e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2021 si dhe e ka mirëpritur emërimin e të dërguarit të posaçëm të Britanisë së Madhe për rajonin si shprehje e mbështetjes për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përballë kërcënimeve dhe rreziqeve, me te cilat ballafaqohet rajoni./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →