Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani ngushëllon familjen Smaka

nga Venera Grabanica1 janar 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dërgoi telegram ngushëllimi familjes Smaka, me rastin e vdekjes së Riza Smakës.

Osmani thotë se Smaka ka kontribuar në jurisprudences, duke qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Riza Smakës. Ai kontribuoi në sferën e jurisprudencës, duke qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Profesor Smaka dha kontribut edhe në jetën parlamentare të Kosovës, duke qenë deputet në periudhën 2008-2011”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Profesori dhe njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka vdiq sot në moshën 77 vjeçare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →