Osmani premton drejtësi, barazi e liri për Mitrovicën e Veriut
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Betim Osmani, në debatin zgjedhor të RTV21 prezantoi planin e tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai tha se programi i tij bazohet në drejtësi, barazi e liri.
E duke u thirrur në drejtësi ai u zotua për rikthimin e shqiptarëve në pronat e veta në Mitrovicë të Veriut, të larguar para 26 vjetëve.
“Edhe pse themi ne që është ç liru, 70% e shqiptarëve nuk janë kthyer.”, tha ai
Premtoi më shumë parqe dhe gjelbërim e ndëritimin e urave./21Media











