Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Osmani: Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura

nga Gentrita Xhemajli3 qershor 2025
Osmani: Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura

Deri sa në vend po zhvillohet debati për ndryshime në Kodin Zgjedhor sipas modelit me një njësi zgjedhore me lista të hapura, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani thotë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare BDI-ja do të propozojë që listat të jenë të hapura.

“Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura. Qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që do t’i përfaqësojë. Kjo është mënyra më e drejtë për të fuqizuar votuesin dhe për të garantuar përfaqësim real në Kuvend”, shkruan Osmani.

Ndryshe, në prononcim për TV21, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se BDI pajtohen për një njësi zgjedhore, por me prag prej 5%.

“Ne jemi për një njësi zgjedhore, por me prag, prag minimal, kjo do të thotë 5% nga dalshmëria, përkatësisht 3% nga numri i përgjithshëm i votuesve dhe me lista të hapura”, shtoi Arbër Ademi, BDI.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →