Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rashiqi kërkon hetim për incidentin në veri

nga Venera Grabanica24 maj 2025
Rashiqi kërkon hetim për incidentin në veri

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, e ka dënuar incidentin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut, gjatë festimeve të maturantëve.

Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Inspektoratit Policor për hetim të plotë.

Sipas një reagimi, Rashiq ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me ministrin në detyrë, Xhelal Sveçla dhe i ka kërkuar atij që të ndërmerren të gjitha masat e mundshme që raste të tilla të mos përsëriten.

“Partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse dhe partnerëve ndërkombëtarë që ta ndjekin me vëmendje këtë rast dhe të kontribuojnë në ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut, paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, theksohet në reagim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →