Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Solidarizohemi me ukrainasit që festojnë nën atmosferën e luftës

nga Xh.D24 prill 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Pashkët ortodokse.
Osmani u shpreh se kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira.
Përmes Facebook-ut, Osmani shkroi se shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria kërcënohen nga tirani dhe despotë.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia. Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen. Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, ka shkruar Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →