🇽🇰 Kosova
Osmani sot takohet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve
nga Venera Grabanica4 qershor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 14:00 do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka konfirmuar se presidentja ka ftuar partitë politike në takim të mërkurën, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese.
Sipas Kupinës, menjëherë pas përfundimit të konsultimeve, presidentja Osmani do ta bëjë publike datën e zgjedhjeve.











