Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Kryesuesin e KQZ-së, Radoniqi, diskutuan për përgatitjet e balotazhit më 9 nëntor

nga Kaltrina Berila31 tetor 2025
Osmani takon Kryesuesin e KQZ-së, Radoniqi, diskutuan për përgatitjet e balotazhit më 9 nëntor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit, Radoniqi e ka informuar Presidenten për procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale dhe për përgatitjet që janë në zhvillim për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor.

Në takim është biseduar edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së dhe për përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve zgjedhore, në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →