Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Trumpin thotë se zhvilluan bisedë “të gjatë e përmbajtjesore”

nga Kaltrina Berila27 shtator 2025
Osmani takon Trumpin thotë se zhvilluan bisedë “të gjatë e përmbajtjesore”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj amerikan, Donald Trump në Amerikë.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” thotë se me Trumpin pati një “bisedë të gjatë dhe përmbajtësore”.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar e para e vendit krahas fotografisë bashkë me Trump./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →