Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani udhëton për në Poloni, merr pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Aushvicit

nga Gentrita Xhemajli26 janar 2025
Osmani udhëton për në Poloni, merr pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Aushvicit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë, krahas liderëve botërorë, në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

Aushvici është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t’i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e tmerreve të tilla. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →