Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron komunitetin rom: Sot reflektojmë për avancimin e barazisë

nga B G8 prill 2023
Osmani uron komunitetin rom: Sot reflektojmë për avancimin e barazisë

Me rastin e Ditës Botërore të Romëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar këtë komunitet.

Osmani ka thënë vlerëson kontributin e vazhdueshëm të romëve në Kosovë, duke shtuar se do të bëhet më shumë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne festojmë kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit tonë rom dhe vlerësojmë kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë. Sot, ne gjithashtu reflektojmë mbi punën që duhet bërë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →