🇽🇰 Kosova
Osmani vizitoi Ferizajn dhe Shtimen: Komuna me plot potencial dhe energji rinore
nga Gentrita Xhemajli7 prill 2025
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën i ka vizituar dy komuna, atë të Ferizajt dhe Shtimes.
Ajo u shfaq tejet e kënaqur me këtë vizitë dhe këtë ditë e cilësoi si të mrekullueshme.
Osmani tha se aty pa plot potencial dhe energji rinore.
“Kur ka kaq shumë punë, pasion dhe vizion, e ardhmja është e ndritur”, tha e para e vendit.











