RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Vuçiqi bënë të kundërten e asaj që e thotë

nga Venera Grabanica23 dhjetor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se rruga e Kosovës është e qartë, procesi i Berlinit. Këtë Osmani e tha në një konferencë media teksa foli për “Ballkanin e Hapur”.
“Në momentin që Serbia e njeh Kosovën si realitet të pakthyeshëm, atëherë mund të merret seriozisht deklarata e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, tha Osmani.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama më 21 dhjetor kanë nënshkruar pesë marrëveshjet, në kuadër të takimit për nismën “Open Balkan”./21Media 

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →