Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pahor paralajmëron plan të ri për vazhdimin e dialogut nëse e merr detyrën e emisarit

nga RTV21 Portal20 prill 2024
Pahor paralajmëron plan të ri për vazhdimin e dialogut nëse e merr detyrën e emisarit

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se në rast se do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Pahor ka shtuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

“Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë Pahor.

Pahor është pyetur nëse është e mundur që Ballkani Evropian të jetë në BE deri në vitin 2030, dhe është shprehur pesimist.

Lajçak do ta përfundojë mandatin 4-vjeçar në gusht të këtij viti dhe si zëvendësues i tij është përmendur Pahori.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →