Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pahor po përgatit draft për dialogun Kosovë – Serbi

nga RTV21 Portal27 prill 2024
Pahor po përgatit draft për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po flitet se mund të pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e bisedimeve midis dy palëve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi ku është shprehur se se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).

“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por dëshiron që fillimisht ta harmonizojë atë me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht me vendet e QUINT-it”, ka shkruar Pahor në platformën “X”.

Tutje ai ka bërë të ditur se nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista derisa po pret ta marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →