Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pahor tërhiqet nga gara për emisar në dialogun Kosovë-Serbi

nga Venera Grabanica3 janar 2025
Pahor tërhiqet nga gara për emisar në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor ka vendosur të mos kandidojë për postin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Pahor për këtë ka përmendur disa arsye, ndërsa ka thënë se edhe Marta Kos, komisioneria për zgjerim, nuk ka qenë pro kandidaturës së tij.

Në një letër të publikuar nga ai në Twitter, Pahor ka njoftuar se afati për aplikim për thirrje për katër emisarë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme ka skaduar të premten.

Pahor ka thënë se një prej arsyeve ka qenë se ka fjalë që do të ketë reduktime në buxhet për emisarët dhe kabinetin e tyre.  Pahor ka thënë se gjatë bisedimeve zyrtare ka mësuar që BE-ja po kërkonte diplomat dhe jo politikan për të dërguar special.

Pahori ka thënë po ashtu se edhe pikëpamjet e tij për zgjerim dallojnë nga politika e BE-së.

Pahori ka thënë se bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e Serbi më shumë i kanë parë si të rëndësishme dhe me ndikim zgjedhjet amerikane sesa ato evropiane.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →