E enjte · 11 qershor 2026
Moti…🔎 Kërko
RTV21
Ballina/Lajme
Lajme

Parashikimi i motit

nga B G10 qershor 2026
Parashikimi i motit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot, e mërkurë, mbi vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen gradualisht.\r\n\r\nSipas parashikimit, në disa zona të vendit vranësirat mund të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së breshërit.\r\n\r\nTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.\r\n\r\nEra do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.
← Më shumë lajme
Parashikimi i motit | Payload Website Template