RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parashikimi i motit

nga B G2 orë më parë
Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi prej një deri në pesë metra në sekondë.
IHMK bën të ditur se rajoni do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat do t’i mbajnë temperaturat mbi mesataren klimatologjike, por ende brenda karakteristikave të stinës së verës.

Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut në tubimet e partisë në pushtet në Serbi, promovojnë mohimin e krimit
LAJMI TJETËR →
Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut në tubimet e partisë në pushtet në Serbi, promovojnë mohimin e krimit

Më të fundit

Të gjitha →