Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Parlamenti grek voton për marrëveshjen me Maqedoninë

nga RTV2124 janar 2019

Sot votohet marrëveshja historike për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Ligjvënësit grek pritet të votojnë sot një marrëveshje historike për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe për t’i dhënë fund kontestit të gjatë diplomatik me fqinjin.

Qeveria e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, dhe ajo e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, kanë arritur marrëveshjen në qershor të vitit të kaluar për ndryshimin e emrit të ish-republikës jugosllave në Maqedoni të Veriut. Me këtë marrëveshje, Greqia nuk do t’i kundërshtojë synimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Greqia e ka kundërshtuar emrin Maqedoni me vite, duke thënë se me të, fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale ndaj një territori grek me të njëjtin emër.

Debati në Parlamentin grek ka nisur të mërkurën dhe pritet të përfundojë me votimin e traktatit të njohur si Marrëveshja e Prespës.

Kundërshtarët e marrëveshjes, që nuk e duan fjalën Maqedoni në emrin e fqinjit, pritet të protestojnë jashtë Parlamentit në Athinë.

Parlamenti i Maqedonisë i ka miratuar dhjetë ditë më parë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit./REL

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →