RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pas 10 muajsh ngritet aktakuzë ndaj burrit që e rrahu gruan me grushte e kabull

nga Kaltrina Berila16 nëntor 2022
Pas 10 muajsh ngritet aktakuzë ndaj burrit që e rrahu gruan me grushte e kabull

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J., për rrahje të gruas me grushte e me kabull të televizorit.
“Prokuroria njofton se, më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri B.J., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →