Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Pas 19 sezoneve, “The Ellen Show” drejt fundit

nga Xh.D3 maj 2022

Ellen DeGeneres ka ndarë një mesazh emocionues pas xhirimit të episodit të fundit të talk show-t të saj.
Për afro 20 vjet, humoristja 64-vjeçare ka udhëhequr televizionin gjatë ditës me talk show-n e saj më të pëlqyer.
Gjatë rrjedhës së 3,000+ episodeve, shikuesit kanë qenë dëshmitarë të dhuratave të paharrueshme dhe paraqitjeve të të ftuarve të famshëm që janë gdhendur në historinë e kulturës pop.
Sidoqoftë, në maj 2021, ylli i Finding Nemo njoftoi se sezoni i 19-të do të ishte i fundit i shfaqjes.
“Kur je një person kreativ, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe sado i mrekullueshëm të jetë ky shfaqje, dhe sado argëtues të jetë, thjesht nuk është më sfidë”, tha ajo për The Hollywood Reporter.
Me përfundimin e sezonit 19, DeGeneres hyri në Instagram dhe reflektoi mbi episodin e fundit të shfaqjes dhe rrugëtimin e tij të gjatë.
“Sot ne incizuam episodin e fundit të The Ellen Show, i cili transmetohet më 26 maj. Kur e filluam këtë shfaqje në 2003, iPhone nuk ekzistonte. Mediat sociale nuk ekzistonin. Martesa e homoseksualëve nuk ishte e ligjshme. Ne pamë botën të ndryshonte, ndonjëherë për mirë, ndonjëherë jo. Por çfarëdo që të ndodhte, synimi im ishte gjithmonë që shfaqja të ishte një vend ku të gjithë mund të mblidheshim dhe të qeshnim për një orë.Të jem e ftuar në jetën tuaj ka qenë privilegji më i madh i jetës sime dhe më ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit”, ishte shprehur 64 vjeçarja./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →