Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Çeku: Mesazhe gjenocidale të serbëve ndaj Kosovës në Katar

nga Venera Grabanica25 nëntor 2022
Çeku: Mesazhe gjenocidale të serbëve ndaj Kosovës në Katar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi në zhveshtoren e Serbisë në Katar, të enjten është shfaqur një flamur me hartën e Kosovës në të dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Për këtë veprim Çeku ka kërkuar reagim nga FIFA.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shkruar ai në Twitter.

Disgraceful images from #Serbia locker room, displaying hateful, xenophobic and genocidal messages towards #Kosova, while exploiting #FIFAWorldCup platform.

We expect concrete actions from @FIFAcom considering that the @FFK_KS 🇽🇰 is a full FIFA and UEFA member. pic.twitter.com/xwu6i0j7dG
— Hajrulla Çeku (@HCeku) November 25, 2022

Lidhur me këtë veprim sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në FIFA për aktin agresiv të Kombëtares së Serbisë, para ndeshjes së mbrëmshme kundër Brazilit.
Në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, Serbia mbrëmë u ballafaqua me Brazilin, nga i cili edhe pësoi humbje me rezultat solid 2:0./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →