Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pasaporta e Kosovës renditet në top 10-shen e pasaportave më të fuqishme në botë

nga Gentrita Xhemajli22 dhjetor 2024
Pasaporta e Kosovës renditet në top 10-shen e pasaportave më të fuqishme në botë

Si çdo vit, është publikuar lista e renditjes së pasaportave më të fuqishme për 2024.

Emiratet e Bashkuara Arabe zunë vendin e parë për të katërtën herë radhazi. Kosova renditet e 55-ta.

Indeksi global e matë numrin e vendeve në të cilat qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, me shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe që kanë qasje në një numër mbresëlënës 133 vendesh pa viza dhe në 47 vende shtesë me viza pas mbërritjes, që mbulojnë më shumë se 90 për qind të botës.

Spanja kaloi Gjermaninë për t’u bërë pasaporta e dytë më e fuqishme, ndërsa Finlanda pa rritje dhe zuri vendin e tretë së bashku me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë, Danimarkën, Holandën, Luksemburgun, Austrinë, Portugalinë, Norvegjinë, Zvicrën, Greqinë dhe Irlandën, sipas Passportindex.org.

Vendin e katërt e ndajnë Suedia, Polonia, Hungaria, vendin e pestë Çekia, Koreja e Jugut, Estonia, Kroacia e Sllovakia. Në vendin e gjashtë janë Japonia, Sllovenia, Letonia, Zelanda e Re dhe Lihtenshtajni. Singapori, Malta, Britania e Madhe, Kanada, Lituania, Rumania, Bullgaria, Australia ndajnë vendin e shtatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →