Fuqia e pasaportës së Kosovës është rritur, pasi sipas të dhënave nga Henley Passport Index, Kosova tani renditet si e 94-ta në botë, ndërkohë që vitin e kaluar ishte në vendin e 104-të, njofton rtv21.tv.
Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 42 vende, si vijon:
Oqeani:
Ishujt Kuk, Ishujt Marshall, Mikronezi, Niue, Ishujt Palau, Samoa, Tuvalu
Lindje e Mesme
Iran, Jordani
Evropë:
Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Turqi
Karaibe:
Dominika, Haiti, Xhamajka , Shën Vincenti dhe Grenadinet
Azi:
Bangladesh, Laos, Makao, Maldive, Nepal, Sri Lanka, Timor-Leste
Amerikë:
Boliviam, Ekuador, Surinami
Afrikë:
Burundi, Ishujt Cape Verde, Ishujt Komoro, Xhibuti, Guinea-Bissau, Madagaskar, Mauritania, Mozambik, Ruanda, Seychelles, Somali, Tanzani, Gambia, Togo
Ndërkohë, Japonia, e cila për pesë vjetët e fundit ka qenë në krye, këtë vit ka rënë në vendin e tretë.
Singapori është ngjitur në pozitën e parë, qytetarët e të cilit vend janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në mbarë botën pa viza
Gjermania, Italia dhe Spanja janë ngjitur të gjitha në vendin e dytë me akses pa viza në 190 destinacione, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut janë bashkuar në vendin 3 nga Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu dhe Suedia.
Kjo matje bëhet në bazë të lirisë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza. /21Media











