Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022, ja ku renditet Kosova

nga Kaltrina Berila11 janar 2022

Japonia dhe Singapori kanë ende pasaportat më të fuqishme në botë, ka zbuluar një renditje e re globale për vitin 2022. Qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në 192 vende pa viza.
Gjermania dhe Koreja e Jugut qëndrojnë në vendin e dytë të përbashkët, në gjendje të udhëtojnë në 190 destinacione pa viza, ndërsa Finlanda, Italia , Luksemburgu dhe Spanja ndajnë vendin e tretë, me të drejt udhëtimi në 189 vende.
Kosova në këtë listë është e 103-ta. Qytetarët e saj mund të udhëtojnë në 40 vende pa viza. Ndërsa, Shqipëria rënditet e 49-ta me 114 destinacione pa viza, transmeton rtv21.tv.
Renditja është prodhuar nga Indeksi i Pasaportave Henley, i cili bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ai analizon se në sa vende mund të hyjë një mbajtës i pasaportës pa vizë paraprake./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →