Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pasnesër arrijnë 38 mijë 400 doza të reja të vaksinës

nga Egzona Mehmeti10 maj 2021

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se do të pranojë edhe 38 mijë 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Siç informoi ministria, dozat e reja të vaksinës të mërkurën paradite do të arrijnë në Kosovë.

“Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza.”, informoi ministria.

Ndryshe, me pranimin e këtyre dozave  të reja të vaksinës kundër COVID-19, siç u informua, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →