🇽🇰 Kosova
PDK, AAK dhe LVV mbyllin sonte fushatën, Prishtina në qendër të tubimeve zgjedhore
nga Gentrita Xhemajli6 qershor 2026
Edhe pse fushata zgjedhore është paraparë të jetë deri të dielën në orën 06:59, partitë e mëdha politike mbajnë tubimet përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilët do të mbahen më 7 qershor.
Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë ka mbajtur tubimin përmbyllës në kryeqytet. Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj tubimin përmbyllës sonte nga ora 20:oo në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Edhe Aleanca do të përmbyll fushatën në Prishtinë, konkretisht në sheshin ”Xhorxh Bush”, nga ora 20:00.
Tubimi përmbyllës zgjedhor do të mbaj edhe Lëvizja Vetëvendosjes në Prishtinë. Ata kanë vendosur që të takohen prapa Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 20:30.











