Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK dënon ashpër sulmin qyqar ndaj Arbana Xharrës

nga RTV2113 maj 2017

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin qyqar ndaj Arbana Xharrës

Partia Demokratike përmes një komunikate ka thënë se përdorimi i dhunës si mjet politik, në këtë rast për të shuar guximin e atyre që ngrehin zërin kundër të keqes, ose edhe për të penguar bashkimin e të tjerëve në luftimin e saj, është një akt barbar dhe i patolerueshëm në një shoqëri demokratike.

“Sulmet qyqare dhe tinëzare ndaj një nëne, një gruaje dhe një gazetareje dhe aktivisteje publike, janë sulme të atyre që u pengon demokracia”,thuhet më tej.

Partia Demokratike e Kosovës apelon për qetësi dhe përmbajtje qytetare e politike.

Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që urgjentisht ta zbardhin rastin dhe sulmuesit e Arbana Xharrës t’i sjellin sa më shpejt para drejtësisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →