Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK e LDK i bashkojnë forcat në Mitrovicë, Tahiri jep detaje, e quan koalicion të fitores

nga Gentrita Xhemajli2 nëntor 2025
PDK e LDK i bashkojnë forcat në Mitrovicë, Tahiri jep detaje, e quan koalicion të fitores

Arian Tahiri dhe Gëzim Plakolli, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit në emër të PDK-së e LDK-së për bashkëqeverisje në Mitrovicë dhe përkrahje për Arian Tahirin si kryetar të Mitrovicës.

Për marrëveshjen ka shkruar Tahiri.

“Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë. Marrëveshja e koalicionit që nënshkruam me Lidhjen Demokratike të Kosovës është një premtim për qytetin tonë. Është një dëshmi se kur zgjedhim të bashkohemi dhe të veprojmë me një qëllim të përbashkët, Mitrovica gjithmonë fiton. Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike. Ky është koalicion për Mitrovicën dhe mitrovicasit. Ky është koalicioni i fitores! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, ka shkruar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →