Canaj: VV s’hyn në koalicion me PDK e LDK sepse “s’mund të vjedhë”
(Lajm i përditësuar)
Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për mërgatën tha se e kanë shumë lehtë të thonë se çka i duhet gazi amerikan Kosovës. Derisa shtoi se ata kanë një atdhe të dytë dhe se në të nuk e kanë problemin me energji elektrike.
“Nëse për t’i ruajtur marrëdhëniet me SHBA-të na çojnë edhe 45 herë në zgjedhje hallall iu koftë, për shkak se unë mendoj se momentalisht është jashtëzakonisht e rëndësishme ajo përtej dashnisë që vinë njerëzit dhe kërcejnë me tupana kur fiton Albin Kurti. Problemi është që çka pastaj, ata vinë vallëzojnë, kthehen nga kanë ardhur, problemi tjetër shumë lehtë e thotë dikush se pse po na duhet gazi amerikan kur e ka edhe një atdhe të dytë, shumë lehtë e thonë. Për shkak se kur shkojnë në atdheun e dytë, nuk e ka problemin me energji, nuk e ka problemi as me siguri ndoshta”, tha ai./RTV21/21Media
Gazi amerikan, Canaj: Idhtarët e LVV-së i quajnë interesa të SHBA-ve
Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për gazin amerikan tha se është shumë e rëndësishme që të ketë një kufi amerikan brenda në Kosovë.
Ai shtoi se kur SHBA-të kanë dëshiruar të shtyjnë diçka në Kosovë, idhtarët e LVV-së kanë thënë se është interesi i tyre.
“Unë mendoj që është shumë e rëndësishme, ne po ta kishim një kufi amerikan këtu brenda në Kosovë, SHBA-të përtej atyre që idhtarët e LVV-së do ti quanin interesa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se kështu i promovojnë ata gjithmonë kur SHBA-të diku në Kosovë kanë dashtë që të na shtyjnë me diçka ata kanë thënë është interesi i vetë”, tha ai.
Canaj ndër të tjera foli edhe për rëndësinë e gazit amerikan në Kosovë.
” Krejt problemi është çka po dojmë ne. Unë mendoj që kemi arritur pikun goxha të lartë të çmendurisë, për shkak se po harrojmë faktin që do të na lehtësonte shumë çështjen me energjinë, do të na bënte një faktor goxha të rëndësishëm në botë, edhe pse shtet i vogël. Kjo do të na fuste në rrjetin energjetik të botës për shkak se ne nuk do të ishim vetëm konsumues, por do të ishim edhe një vend që thjesht është pjesë e rrjetit”, u shpreh ai./RTV21/21Media
