Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës

nga Venera Grabanica4 maj 2021

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka kërkuar që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të marrë vendim për shkarkimin e kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallën.

Gjoshi në një postim në Facebook ka thënë se për Gërvallën janë vetëm dy rrugë.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën – 1. Urgjentisht të jap dorëheqje. ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Ky qëndrim i PDK-së vjen pasi që janë kthyer në vëmendje disa deklarata të Donika Gërvallës që kishte bërë më herët për Specialen. Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →