Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK kujton Ilirit Konushevcin dhe Hazir Malajn: Ishte humbje e madhe për UÇK-në

nga RTV21 Portal9 maj 2024
PDK kujton Ilirit Konushevcin dhe Hazir Malajn: Ishte humbje e madhe për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kujtuar Ilir Konushevcin në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

PDK tka thënë se vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt ishte humbje e madhe për UÇK’në.

“Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij!”, ka shkruar PDK në “Facebook”./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →