Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PDK prezanton Jetmir Prekallën si kandidat për kryetar të Deçanit

nga Gentrita Xhemajli2 shtator 2025
PDK prezanton Jetmir Prekallën si kandidat për kryetar të Deçanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, si dhe kandidatin e ri të PDK-së për këtë komunë, Jetmir Prekalla.

Krasniqifalënderoi z. Mushkolaj për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për të qenë kandidat për Kryetar të Deçanit, kandidaturë, e cila fatkeqësisht, nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të kufizimeve ligjore.

Rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur kandidatin e ri për Kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla. Ai ka përfunduar studimet master i shkencave në Inxhinieri Agroushqimore dhe Teknologji Agroushqimore, ndërsa aktualisht është asistent profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe në proces të realizimit të doktoraturës së tij.

Kryetari Krasniqi i dha mbështetjen e plotë z. Prekalla, duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah tij dhe ekipit të PDK-së në Deçan, me synimin për të ofruar qeverisje lokale me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen e qytetarëve të kësaj komune.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →