Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Peci: Presidentja duhet të jetë më eksplicite, nuk mund të thotë vetëm ‘globi po ecën'”

nga Gentrita Xhemajli2 prill 2025
Peci: Presidentja duhet të jetë më eksplicite, nuk mund të thotë vetëm ‘globi po ecën'”

(Lajm i përditësuar)


Peci: Presidentja duhet të jetë më eksplicite, nuk mund të thotë vetëm ‘globi po ecën'”

Ish-ambasadori Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar qëndrimin e presidentes, Vjosa Osmanit lidhur sfidat që po kalon Kosova.

Ai ka theksuar se, megjithëse presidentja ka kuptuar situatën, ajo duhet të jetë më e qartë dhe të tregojë publikisht se çfarë pasoja mund të ketë Kosova nëse nuk përcjell zhvillimet e botës dhe nuk i përmbush angazhimet ndërkombëtare.

”Presidentja mirë që e ka kuptu, ajo duhet të jetë më ekspliciste jo vetëm që ”globi po ecën, nuk na pret”, mirëpo unë mendoj që edhe Presidentja duhet të jetë më e qartë për obligimet që e presin Kosovën edhe me dale në publik me tregu se çka na pret neve nëse nuk e marrim hapin me globin”, tha Peci.


Peci: Nëse Kurti deri më 15 prill e bënë një koalicion qeveritar, i dëshirojmë suksese

Ish-ambasadori Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 në lidhje me kualicionet për krijimin  e qeverisë ka thënë se e rendit të ditës do të kishte me qenë që LVV të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“E rendit të ditës do të kishte me qenë që VV pikë së pari ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, të konsistohet kuvendi dhe pastaj të procedohet me hapat të tjerë.Unë i kam pasur dilemat e mia edhe ky është një ekuacion me shumë të panjohura në qfarë kemi para vetës tash dhe qfarë mund të flasim është se besoj vetëm në domenin e spekulimeve se nuk e dimë se qfarë do të ndodhë deri me 15 prill”, tha ai.

Peci tutje shton se Albin Kurti në qoftë se mundet të ndërtojë qeveri deri më datë 15 prill, ai i dëshiron sukses Kurtit.

” Nëse Kurti deri më 15 prill mundet me ndërtu një qeveri apo një koalicion qeveritarë i dëshirojmë sukses dhe me punuar për të mbarë Kosovës”, tha Peci. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →