Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Pensioni minimal do të bëhet 150 euro”

nga Kaltrina Berila27 maj 2017

Kurti iu premton pensionistëve

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti këtë mëngjes e ka filluar me pensionistët, duke iu premtuar kushte më të mira.
Kurti sot kishte marr rrugën me autobus urban drejt parkut të Gërmisë ku edhe iu bashkua disa pensionistëve.

“Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë. Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët. Me djersën e tyre jemi rritur ne, dhe sot ua kemi borxh trajtimin dinjitoz”, ka thënë Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →