🇽🇰 Kosova
Shtëpi 150 mijë euro e tokë 90 mijë euro, Abdixhiku deklaron pasurinë e tij
nga Venera Grabanica20 prill 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin Kundër Korrupsionit.
Ai ka deklaruar shtëpi në vlerë 150 mijë euro dhe tokë 90 mijë euro.
Po ashtu, ka deklaruar edhe një shtëpi e banesë të përbashkëta me familje.
Abdixhiku ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka veturë në vlerë 25 mijë euro, teksa para të gatshme ka deklaruar mbi 6.500 euro, ndërsa bashkëshortja – 876.











