🇽🇰 Kosova
Përfshihet nga zjarri një fabrikë e ngjyrave, Policia jep detaje
nga Venera Grabanica12 qershor 2022
Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Babush një fabrikë e ngjyrave është përfshirë nga zjarri.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.
Veseli ka treguar se në vendin e ngjarjes ka dal Policia dhe zjarrfikësit. Sipas tij ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit./21Media










