Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zjarri në fabrikën e mishit në Obiliq, Policia jep detaje

nga Venera Grabanica18 dhjetor 2024
Zjarri në fabrikën e mishit në Obiliq, Policia jep detaje

Një fabrikë në fshatin Babimovc të Obiliqit është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar se ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, ka deklaruar Ahmeti.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →