RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundoi takimi i liderëve të koalicionit

nga B G30 janar 2019

Haradinaj nuk heq dorë nga taksa

Ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës,  PDK- AAK- NISMA- AKR. Tashmë të gjithë kanë dalë mirëpo asnjëri nga ta nuk është prononcuar për media.

Burime të RTV 21 brenda në qeveri bëhet e ditur se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka hequr dorë nga taksa pavarësisht kërkesës së partnerit të tij të koliacionit,  Kadri Veseli për pezullimin e saj, përcjell rtv21.tv.

Takimi kishte filluar në ora 16:00 dhe është konsideruar si mbledhje e jashtëzakonshme e  koalicionit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme PDK përmes një komunikate për media është shprehur kundër kërkesës së kryeministrit Haradinaj, për një konferencë ndërkombëtare, njëkohësisht janë shprehur kundër idesë për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës./21Media

Anulohen seancat e gushtit në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë
LAJMI TJETËR →
Anulohen seancat e gushtit në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Më të fundit

Të gjitha →