RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Përleshja mes tifozëve, BILD shkruan se tifozët anglezë sulmuan serbët

nga Venera Grabanica16 qershor 2024
Përleshja mes tifozëve, BILD shkruan se tifozët anglezë sulmuan serbët

Një përleshje mes tifozëve ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

Fillimisht në rrjete sociale u raportua se tifozët anglezë ishin përleshur me ata serbë.

Por, më vonë, Sky Sports doli me një video, duke thënë se autoritetet gjermane u kanë thënë atyre se tifozët shqiptarë janë përleshur me ata serb dhe se nuk ka pasur përfshirje të tifozëve anglezë.

Por, mediumi i madh gjerman, BILD tani thotë se tifozët anglezë u sulmuan me ata serbë.

Sipas tyre, huliganët anglezë kanë sulmuar tifozët serbë të cilët ishin ulur të qetë në restorant.

BILD thotë se ka tifozë të arrestuar, teksa policia e ka vënë situatën nën kontroll.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →