RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përleshje në Suharekë, një person plagoset me armë zjarri

nga Gentrita Xhemajli27 dhjetor 2025
Përleshje në Suharekë, një person plagoset me armë zjarri

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri si pasojë e një përleshje në mes disa personave sot në Suharekë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka thënë Bytyqi./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →