Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Përzierja e vaksinave antiCovid “ofron mbrojtje të mirë”

nga Kaltrina Berila28 qershor 2021


Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër Covid-19, ofron mbrojtje të mirë kundër pandemisë, thuhet në një studim në Mbretëri të Bashkuar.
Studimi ka analizuar efikasitetin e marrjes së dy dozave të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech, dy të AstraZenecas, dhe nga një dozë të secilës dhe është kryer nga Grupi për Vaksina i Universitetit të Oksfordit, dhe një varg rrjetesh në gjithë Britaninë.
Të gjitha kombinimet funksionuan mirë, duke përgatitur sistemin imunitar, transmeton rtv21.tv.
Sipas ekspertëve, ky zbulim mund të ofrojë fleksibilitet për përdorimin e vaksinave.
Zëvendës shefi mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar, Prof Jonathan Van-Tam, tha përzierja e dozave mund të na sigurojë një fleksibilitet edhe më të madh për një program përforcues, ndërsa gjithashtu mbështet vendet që duhet të vazhdojnë më tej me përdorimin e vaksinave, dhe të cilët mund të jenë duke përjetuar vështirësi në furnizim.
Disa vende tashmë po përdorin doza të përziera. Spanja dhe Gjermania po ofrojnë vaksinat Pfizer ose Moderna mRNA si një dozë e dytë për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve për mpiksjet të gjakut.
Dy doza janë të rëndësishme për të krijuar mbrojtjen më të plotë dhe për të mësuar trupin të krijojë antitrupa që të bllokojë koronavirusin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →