Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pesë të lënduar në një aksident mes autobusit dhe tri veturave në Mleqan

nga B G2 shkurt 2024
Pesë të lënduar në një aksident mes autobusit dhe tri veturave në Mleqan

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes autobusti dhe tri automjeteve që ka ndodhur në fshatin Mleqan (rruga Prishtinë- Pejë).

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi Zëdhënësi  i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”,tha Elezaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →