Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pezullohet greva e Shërbimit Civil

nga B G30 janar 2019

Pezullimi vlen deri në miratimin e Projektligjit për Pagat

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, ka njoftuar se kanë pezulluar grevën. Sipas kësaj sindikate pezullimi i grevës të vlejë deri në miratimin e Projektligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim vjen pas takimi të sotëm të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës.

Haradinaj dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës u dakorduan që të fillojnë dialogun institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil.

Shërbimi Civil i Kosovës ishte në grevë për dy ditë në kohëzgjatje nga një orë ./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →