‘’Pjestarët e Njësisë Sepeciale i mbanë morali e dashuria për atdhe”
Pjesëtarët e njësisë speciale i mbanë në punë morali sepse shumica e tyre janë ish pjesëtar te UÇK-së Kështu nisë rrëfimi i një pjesëtari në njësinë speciale të Kosovës, i cili në kushte anonimiteti foli për RTV21.
Sipas tij policët në Mitrovicën Veriore qëndrojnë me javë në stacionin policor Belverde dhe nuk e kanë të sigurt se a do të kthehen në shtëpi.
“Po i nijë tu thanë që mirë e kanë në stacion te policisë atje ne Belverde krejt kushtet i kanë, po a janë normal ata njerëz a është ma mire me fjet te shpija me fëmijët e tu a me nejt gjithë natën në tension, se kur po kerset me dalë ne aksion, këta pjesëtarë të njësisë speciale që po operojnë në Veri që e shpëtuan Kosovën me faqe të bardhë i mbanë morali e dashuria për atdhe se sa për paga shumica kanë mundësi me u ba Avokat, apo hetues pse jo edhe gjyqtar sepse e njohin mirë këtë pjesë por i mbanë atdhe dashuria…”, tha pjesëtari i Policisë.
Gjithashtu pjesëtari i njësisë speciale foli edhe për kushtet e punës sipas tij pjesëtarët e policisë atje qëndrojnë deri në 72 orë në një ndërrim me shujta të ftohta.
‘’Ndodhë deri në 72 orë duhet me nejt me një operacion policor me shujta të ftohta, sa mundesh me qëndru me një sandwich por prap po them morali është tepër i lartë, për paga mos te flasim shtesën e rrezikshmërisë e kanë hekë krejt tash i kanë zëvendësuar me orë shtesë ato orët shtesë nuk munden mi nxënë krejt pjesëtarët, Shqetësim tjetër për këtë pjesëtarë janë edhe sektorët e tjerë policor dhe mos dëshira e qytetarëve për tiu bashkangjitur Policës së Kosovës “ përpara nëse ke lyp kushte kanë thanë nëse donë me nejt rri që jo janë tu prite edhe 2000 veta, sot ka ardhur dita me e shty konkursin se nuk vjen askush me apliku për polic pse sepse neve njësinë speciale gëzojmë respekt më të madh por ata që i kanë kushtet katastrofë janë njësia rrugore, edhe bullizohen edhe sulmohen për mu ba polic special duhesh me kalu nëpër sektor tjerë deri sa vjen puna me reagu njësia speciale patrulla rrugore përballet e para e pat rastin në Banjskë vdiq rreshteri pse sepse patrulla rrugore intervenon e pastaj vjen reni te njësia speciale kur shkojmë na me intervenu e dimë rrezikun përgatitemi’’, përfundon rrëfimi i pjesëtarit të Njësisë Speciale./21Media









