Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Plagoset një person në Lipjan

nga Gentrita Xhemajli20 orë më parë
Plagoset një person në Lipjan

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Lipjan, të enjten në mbrëmje.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia ka nisur hetimin lidhur me rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

← Më shumë lajme🇽🇰 Më shumë nga Kosova